Zhozep Borell: Zgjerimi i BE-së kërkon partnerët nga Ballkanit Perëndimor të forcojnë demokracinë dhe BE-ja të përmbushë detyrimet e saj
© Commission Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations
Raporti i Zgjerimit për vitin 2021 ka një fokus të veçantë në zbatimin e reformave themelore, si dhe në udhëzime të qarta për prioritetet reformuese që do të vijojnë.
Siç tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së/Nënkryetari Zhozep Borell: “Ne duhet të mbajmë proces të besueshëm të zgjerimit. Kjo është një rrugë dykahëshe: Metodologjia e re është një qasje e bazuar në merita. Ajo vë në fokus më të fortë reformat themelore, si sundimi i ligjit, liritë themelore, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Ai përfundoi: “Sa i përket BE -së, ne duhet t’i përmbushim detyrimet tona. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Është koha që të mblidhemi dhe të bashkohemi në ndërtimin e një Evrope më të fortë.”
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1450487310730948609
Raporti i Zgjerimit për vitin 2021 për Ballkanin Perëndimor
Raporti i Zgjerimit u miratua nga Kolegji i Komisionerëve më 19 tetor 2021.
Këtij miratimi i parapriu vizita e Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen në rajon dhe Samitit BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur më 6 Tetor 2021 në Brdo, Slloveni, ku u konfirmua se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron brenda Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian ka detyrim të qartë dhe strategjik ndaj rajonit. Kjo u demonstrua me mbështetje të vazhdueshme në adresimin e gjendjes së krijuar me COVID-19 dhe miratimin e një Plani historik Ekonomik dhe Investues dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor për të sjellë rritje më të qëndrueshme, të gjelbër, dixhitale, inovative dhe të fokusuar te njerëzit në dobi të rajonit dhe Evropës në tërësi.
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi prezantoi raportin para Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AfEt).
https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1450473654802952196
Raporti u miratua në përputhje me metodologjinë e re të reviduar të zgjerimit. Metodologjia e re forcon një qasje të bazuar në merita duke vënë fokus më të fortë në reformat themelore që rrisin besueshmërinë e procesit.
https://twitter.com/eu_near/status/1450381199562661889
Pas miratimit të pakos, Këshilli do të duhet t’i merr parasysh rekomandimet e Komisionit dhe të merr vendime për hapat e ardhshëm.
Për më shumë informata