This isn't an official website of the European Union

Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së për Ditën e Drejtave të Njeriut, 10 dhjetor 2019

10.12.2019

Këtë vit festojmë 10 vjetorin e Kartës e Drejtave Themelore dhe 30 vjetorin e Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Por, këto të drejta akoma mbesin një sfidë kudo në botë. Në veçanti, fëmijët dhe të rinjtë akoma janë viktima kryesore të shkeljeve të drejtave të njeriut. Ata janë të detyruar të kërkojnë strehim, të rekrutohen si ushtarë, detyrohen të punojnë apo të largohen nga familjet kundër dëshirës së tyre.

Këtë vit festojmë 10 vjetorin e Kartës e Drejtave Themelore dhe 30 vjetorin e Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Por, këto të drejta akoma mbesin një sfidë kudo në botë. Në veçanti, fëmijët dhe të rinjtë akoma janë viktima kryesore të shkeljeve të drejtave të njeriut. Ata janë të detyruar të kërkojnë strehim, të rekrutohen si ushtarë, detyrohen të punojnë apo të largohen nga familjet kundër dëshirës së tyre.

Qytetarët e shumë vendeve të botës mobilizohen për të drejtat e njeriut. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut parakalojnë nëpër rrugë për të kërkuar respektimin e drejtave të tyre: qytetare, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të rinjtë në veçanti janë aktivizuar më shumë për të luftuar për drejtat dhe për të ardhmen e tyre.

Në këtë klimë të ndryshueshme globale, Bashkimi Evropian mbetet mbështetësi më i fuqishëm i sistemit shumëpalësh. Është shtyllë e promovimit dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut. Bashkimi Evropian do të përforcojë angazhimin afatgjatë duke u përqendruar në çështjet e reja siç janë inteligjenca artificiale apo ndryshimet klimatike.

BE-ja rithekson përkushtimin e vet në mënyrë që të gjitha gratë dhe vajzat të gëzojnë të drejtat e njeriut plotësisht. Angazhimi i shtuar i Bashkimit Evropian si akter global ka rezultuar me arritje të rëndësishme në Këshillin për të Drejtat e Njeriut dhe në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në 2019. Bashkimi Evropian posaçërisht ka kontribuar në avancimin e për të Drejtat e Fëmijëve dhe Lirinë e Religjionit apo Besimit. Ka krijuar një konsensus lidhur me situatat problematike për drejtat e njeriut në RDPK, Mianmar dhe Siri. Bashkimi Evropian ka vazhduar me partneritete me shoqërinë civile, mbrojtësit e drejtave të njeriut, stafin akademik, sektorin privat dhe shumë tjerë për të avancuar agjendën për drejtat e njeriut.

Forumi BE-OJQ që është mbajtur në Bruksel më 3 dhe 4 dhjetor, me pjesëmarrjen e rreth 200 aktivistëve të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut ka eksploruar rolin e Bashkimit Evropian për të avancuar një të ardhme të duhur për mjedisin dhe ka dhënë rekomandimet për veprimet e mundshme. Menaxhimi me resurse të tokës dhe resurse natyrore është një nga sfidat më të rëndësishme në botë sot. Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm për rëndësinë e punës së mbrojtësve të të drejtave të njeriut të cilët shpesh ballafaqohen me kushte të pafavorshme dhe shpenzime personale. Bashkimi Evropian fton të gjithë partnerët të mundësojnë punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në një mjedis të sigurt dhe bashkëpunues pa pengesa dhe pasiguri. 

Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të mbroj, promovojë dhe realizojë të drejtat e njeriut me të gjitha vendet, organizatat dhe individët që angazhohen për të reaguar në mënyrë efektive dhe inovative ndaj sfidave ekzistuese dhe sfidave të reja. Kemi arritur shumë por duhet bërë akoma më shumë.