This isn't an official website of the European Union

Vizat

Që nga viti 2009, qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë pasaporta biometrikë mund të udhëtojnë në zonën Shengen të BE-së pa viza deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore. 

Për njerëzit që synojnë të punojnë gjatë një qëndrimi të shkurtër ose që duan të qëndrojnë për më shumë se 90 ditë, kërkohen të dyja vizat dhe lejet e punës. 

Erasmus+

Erasmus+ është Programi i Bashkimit Evropian për arsim, trajnim, rini dhe sport. Ai u ofron studentëve, mësuesve, çirakëve dhe sipërmarrësve mundësinë për të studiuar, punuar dhe për të bërë punë praktike dhe shkëmbime në Evropë. 

Në Erasmus+, Maqedonia e Veriut është në një bazë të barabartë me Shtetet Anëtare të BE-së. 

Programi i Erasmus, që mbulon periudhën 2021-2027, ka një buxhet prej €26.2 miliard, krahasuar me 14.7 miliard  € për vitet 2014-2020. Kjo do të plotësohet me rreth 2.2 miliard  € nga instrumentet e jashtme të BE-së. 

Me këtë buxhet të rritur, Erasmus+ do të jetë më inkluziv, më digjital, dhe më i gjelbërt. Gjithashtu do të përfshijë ZbuloniBE (DiscoverEU) që ofron 18 vjeçarëve mundësinë që të marrin lejen evropiane për udhëtim me tren, të mësojnë nga kulturat tjera dhe të takojnë kolegët evropian. 

Europe House dhe Rrjeti i Informacionit i BE-së

Europe House (ish Info - Qendra e BE-së) u hap nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zyra e parë e Europe House u hap në Shkup më 4 Nëntor të vitit 2018 si një hapësirë ku të rinjtë mund të takohen, shoqërohen dhe të rrjetëzohen duke nxitur kështu inovacionin, debatin, bashkëpunimin, dhe mendimin kritik – duke promovuar vlerat e BE-së. Në vitin 2021, zyra të tjera të Europe House u hapën në Kriva Pallankë dhe Strumicë, pastaj në Manastir dhe Veles në vitin 2023 si dhe në Strugë dhe Tetovë në vitin 2024, duke u mundësuar kështu sipërmarrësve të rinj, inovatorëve dhe njerëzve kreativë të takohen dhe të dalin me ide të reja në komunat e tyre.

Kontaktet 

Adresa: Shën Kirili dhe Metodi 52B, Shkup

Marshall Tito 230, Kriva Pallankë

Blagoj Mucheto bb, Strumicë

Shirok Sokak 145 (Shtëpia e Oficerëve), Manastir

8 shtator 86, Veles

Dimçe Kovaçevski 1, Struga

Marshal Tito bb, Tetovo

Telefoni/ faksi: (+389 2) 3296363 
E-mail: [email protected]

Rrjeti i Informacionit i BE-së gjithashtu përbëhet nga Pikët e Informacionit të BE-së, që ekzistojnë në dhjetë qytete të tjera të shtetit, dhe nga tre Qendra të informacionit të BE-së të vendosura në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup, në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë dhe Universitetin e Shën Klimentit të Ohrit në Manastir.