rreth nesh
Kush jemi Ne
Në këtë faqe
Çfarë bën dhe çfarë shpreson të arrijë
BE-ja përfaqësohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
Delegacioni u hap zyrtarisht në Mars të vitit 2000. Ai ndërlidh autoritetet nacionale me institucionet e BE-së. Që nga vendimi i Këshillit Europian për të njohur vendin si vend-kandidat për anëtarësim në BE, puna e Delegacionit është përqendruar gjithnjë e më shumë në monitorimin dhe raportimin mbi përputhshmërinë e vendit me kriteret politike dhe ekonomike për anëtarësim në BE, sa i përket harmonizimit të legjislacionit me legjislacionin e BE-së si dhe mbi kapacitetin e institucioneve për ta zbatuar atë.
Një nga detyrat kryesore të Delegacionit është të informojë autoritetet, mediat dhe qytetarët për procesin e para-anëtarësimit dhe për institucionet dhe politikat e BE-së. Ai gjithashtu mban kontakte të rregullta me institucionet akademike, anëtarët e komunitetit afarist dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Bashkimi Europian i siguron Republikës së Maqedonisë së Veriut mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë financiare në procesin e zbatimit të reformave të nevojshme për anëtarësim.
Sektorët
- Shefi i Delegacionit
- Integrimi Europian, Çështjet politike, Shtypi dhe Informacioni
- Bashkëpunimi
- Forcimi i Institucioneve, Zhvillimi Ekonomik, Sundimi i Ligjit, Administrata Publike
- Mjedisi, Transporti, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, Politika Sociale dhe Arsimi
- Financa, Kontrata dhe Revizioni
- Administrata
Kontakti: [email protected]
Pikë Kontakti për të Drejtat e Njeriut: [email protected]