This isn't an official website of the European Union

Çfarë bën dhe çfarë shpreson të arrijë

BE-ja përfaqësohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Delegacioni i Bashkimit Europian. 

Delegacioni u hap zyrtarisht në Mars të vitit 2000. Ai ndërlidh autoritetet nacionale me institucionet e BE-së. Që nga vendimi i Këshillit Europian për të njohur vendin si vend-kandidat për anëtarësim në BE, puna e Delegacionit është përqendruar gjithnjë e më shumë në monitorimin dhe raportimin mbi përputhshmërinë e vendit me kriteret politike dhe ekonomike për anëtarësim në BE, sa i përket harmonizimit të legjislacionit me legjislacionin e BE-së si dhe mbi kapacitetin e institucioneve për ta zbatuar atë.  

Një nga detyrat kryesore të Delegacionit është të informojë autoritetet, mediat dhe qytetarët për procesin e para-anëtarësimit dhe për institucionet dhe politikat e BE-së. Ai gjithashtu mban kontakte të rregullta me institucionet akademike, anëtarët e komunitetit afarist dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.  

Bashkimi Europian i siguron Republikës së Maqedonisë së Veriut mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë financiare në procesin e zbatimit të reformave të nevojshme për anëtarësim.  

Sektorët

  • Shefi i Delegacionit
  • Integrimi Europian, Çështjet politike, Shtypi dhe Informacioni
  • Bashkëpunimi
  • Forcimi i Institucioneve, Zhvillimi Ekonomik, Sundimi i Ligjit, Administrata Publike  
  • Mjedisi, Transporti, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, Politika Sociale dhe Arsimi
  • Financa, Kontrata dhe Revizioni
  • Administrata

Kontakti: [email protected] 

Pikë Kontakti për të Drejtat e Njeriut: [email protected]