This isn't an official website of the European Union

"Made of Us" – Udhëtimi rrugor BE – Ballkani Perëndimor po fillon përsëri

Programi WeBalkans (webalkans.eu) po fillon edicionin e dytë të fushatës "Made of Us" e cila do të zhvillohet nga 23-31 tetor 2024. Kjo iniciativë dinamike do të marrin 12 influencerë që nga vendet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në një udhëtim të jashtëzakonshëm në 6 shtete anëtare të BE-së. Pas edicionit të mëparshëm të udhëtimit rrugor që u mbajt në Ballkanin Perëndimor, fushata e këtij viti do të çojë audiencën në vendet anëtare të BE-së që u bashkuan si pjesë  e raundit të fundit të zgjerimeve të BE-së për t’iu shfaqur përfitimet e dukshme që u ka sjellë anëtarësimi në BE. Pas udhëtimit përmes syve dhe storjeve të influencerëve, shikuesit do të mësojnë se si të rinjtë e sotëm mund të frymëzojmë transformime të ngjashme në Ballkanin Perëndimor. Përmes përmbajtjeve të tyre, influencerët do të kërkojnë të thellojnë mirëkuptimin dhe entuziazmin për Bashkimin Evropian në mesin e të rinjve dhe qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, të frymëzuar nga avancimi i fundit në integrimet evropiane dhe Plani transformues i rritjes i BE-së. 

Mundësitë janë të krijuara nga ne (Opportunities Are Made of Us) është një nga motot e fushatës, duke theksuar përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe duke eksploruar motivimin dhe entuziazmin për të nxitur iniciativa të ngjashme dhe reforma në Ballkanin Perëndimor. Influencerët, të ndarë në dy grupe – Të kaltër dhe Të verdhë, përgjatë aventurës, do të përpiqen të tregojnë se si anëtarësimi në BE ka katalizuar progresin dhe ka formësuar narrativat evropiane.

Në ngjarjen fillestare në Bruksel, influencerët u mirëpritën nga Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian - Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR):

“Me Planin e Rritjes të BE-së, ne po shohim mundësi të hapura gjithkund. Nuk ka të bëjë vetëm për politikë – ka të bëjë me mundësi reale ekonomike digjitale dhe arsimore që po transformojnë Ballkanin Perëndimor.”

Influencerët poashtu kanë përcjellë një mesazh të qartë rreth misionit të tyre në udhëtimin rrugor:

“Ne, Ekipi i Kaltër, jemi të ngazëllyer që kemi mundësi të shfaqim lidhje të fortë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Ne jemi të emocionuar të ndajmë me ndjekësit tanë frymën e ekipit tonë të bashkuar. Të mbushur me pasion dhe entuziazëm, ne besojmë se do të kalojmë kohë fantastike, duke treguar storje interesante gjatë gjithë këtij Udhëtimi Rrugor konkurrues. Përpara Ekipi Kaltër!”

Ekipi Kaltër përfshin Floreta Lelav Hajdaraj nga Italia, Luka Bojanović nga Mali i Zi, Tomislav Pancirov nga Kroacia, Jelena Spendzarska nga Maqedonia e Veriut, Juš Čop nga Sllovenia, dhe Agnesa Sejdiu nga Kosova. Ata do të udhëtojnë në Kroaci, Slloveni dhe Itali.

“Ekipi i Verdhë është i gatshëm ta bëjë këtë udhëtim të stuhishëm, duke sjellë energji, kreativitet dhe pasion të pashembullt në çdo sfidë të Made of Us. Ne nuk jemi vetëm duke marrë pjesë, ne jemi këtu që të udhëheqim inovacionet dhe të lëmë gjurmët tona”, tha Ekipi i Verdhë.

Ekipi i Verdhë përbëhet nga Tamas Majer nga Hungaria, Xhorxhina Roci nga Shqipëria, Laura Falquez nga Austria, Luka Alerić nga Serbia, Martin Jakubis nga Sllovakia, dhe Farah Hadžiabdić nga Bosnjë dhe Hercegovina, dhe do të vizitojnë Hungarinë, Sllovakinë dhe Austrinë.

Ekipet do të përfshihen në një sërë sfida dhe kërkime interaktive që reflektojnë vlerat thelbësore të unitetin dhe bashkëpunimit të BE-së. Ndiqni aventurat e përdithshme përmes përditësimeve të drejtpërdrejta në mediat sociale të disponueshme edhe në gjuhën angleze edhe në gjuhët e Ballkanit Perëndimor. Mbështetni ekipin tuaj të preferuar – Ekipin e Kaltër ose Ekipin e Verdhë – duke votuar në sfidat tona interaktive në kanalet e mediave sociale të WeBalkans webalkans.eu.

 

Bashkohuni me udhëtimin rrugor BE-Ballkani Perëndimor!

Ndiqni udhëtimin me hashtag-ët tanë:

#MadeOfUsTeamBlue #MadeOfUsTeamYellow

#MadeOfUs #EUandYOU #WeBalkans

 

WeBalkans është një program i financuar nga DG NEAR i Komisionit Evropian.