Udhëtimi dhe studimet
Udhëtimi dhe studimet
Mbrojtja konsullore për qytetarët e BE-së
Çka përfshinë kjo e drejtë themelore e BE-së për qytetarët e BE-së?
Mbrojtja konsullore është ndihma e ofruar nga një shtet për qytetarët e vet që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit nëse kanë nevojë për ndihmë. Në mënyrë tipike, mbrojtja konsullore mund të jepet në rast të:
- Nevojës për dokumente urgjente udhëtimi.
- Ndonjë aksidenti të rëndë ose sëmundje serioze.
- Ndihmës dhe riatdhesimit në rast emergjence.
- Bërjes viktimë e krimit.
- Arrestimit ose ndalimit.
- Vdekjes.
Përgjegjësia për të ofruar mbrojtje konsullore për qytetarët e BE-së mbahet nga shtetet anëtare të BE-së.
Megjithatë, jo çdo shtet anëtar i BE-së ka ambasada apo konsullata në çdo shtet të botës. Kjo do të thotë se disa qytetarë të BE-së janë ‘të papërfaqësuar’, pa ambasadë ose konsullatë nga shteti i tyre anëtar të pranishme, ose pa ambasadë, konsullatë ose konsull nderi efektivisht në gjendje për të ofruar mbrojtje konsullore në ndonjë rast të caktuar. Pra, çka ndodhë nëse ata kanë nevojë për asistencë?
Qytetarët 'e papërfaqësuar' të BE-së kanë të drejtë që të kërkojnë ndihmë nga ambasada ose konsullata e çdo shteti tjetër anëtar të BE-së. Shteti tjetër anëtar i BE-së duhet të ndihmojë qytetarët e BE-së ‘të papërfaqësuar’ nën të njëjtat kushte si shtetasit e tyre.
Kjo është një nga të drejtat themelore të qytetarëve të BE-së. Kjo siguron një dimension të jashtëm të konceptit të shtetësisë së Bashkimit dhe forcon identitetin e Bashkimit në shtetet e treta. E drejta është mishëruar në Nenin 20(2)(c) dhe Nenin 23 të Traktatit për Funksionimin e BE, dhe në Nenin 46 të Kartës së BE për të Drejtat Themelore.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e ndonjë krize konsullore. Në kontekstin e BE-së, krizë konsullore është kur jeta, shëndeti ose siguria e një numri të madh të qytetarëve të BE-së janë në rrezik.
Ky mund të ndodhë për shkak të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti të madh, ose për shkak të paqëndrueshmërisë politike në rritje.
Si po e lehtëson BE-ja aplikimin e saj?
Për ta lehtësuar ushtrimin e kësaj të drejte, Këshilli e miratoi Direktivën 2015/637, 'Direktiva për Mbrojtjen Konsullore’, në prill 2015. Direktiva për Mbrojtjen Konsullore synon bashkëpunim, koordinim dhe solidaritet më të madh ndërmjet autoriteteve konsullore.
Për shembull, Direktiva sqaron kur dhe si qytetarët e BE-së jashtë vendit kanë të drejtë që të kërkojnë asistencë, për ta dhe familjet e tyre, nga ambasadat apo konsullatat e shteteve të tjera anëtare të BE-së. Ajo gjithashtu përshkruan se si Shtetet Anëtare të BE-së duhet ta koordinojnë asistencën e tyre.
Veçanërisht, Direktiva njeh dhe përmirëson plotësisht rolin e EEAS dhe delegacioneve të BE-së. Delegacionet e BE-së duhet të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë ngushtë me ambasadat dhe konsullatat e Shteteve Anëtare të BE-së për të kontribuuar në koordinimin lokal dhe të krizës.
Këshilli gjithashtu e miratoi Direktivën për një dokument udhëtimi emergjent të BE-së në qershor 2019. Ai përcakton rregulla shtesë nga ato të përcaktuara në Direktivën e Mbrojtjes Konsullore, për shembull duke lehtësuar lëshimin e Dokumentit të Udhëtimit Emergjent të BE-së të modernizuar dhe të sigurt çdo qytetari të papërfaqësuar, të cilit i është humbur, vjedhur ose shkatërruar pasaporta ose dokumenti i udhëtimit, ose ai dokument nuk mund të merret brenda një kohe të arsyeshme. Kjo direktivë ka hyrë në fuqi por është ende e pa-aplikueshme.
Direktiva e Mbrojtjes Konsullore do të shqyrtohet gjatë vitit 2022.
Çka do të thotë kjo në praktikë?
Dëshironi të dini se si koordinimi dhe bashkëpunimi për çështjet konsullore ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe BE-së mund të ketë impakt në jetën e qytetarëve të BE-së? Këtu janë tre shembuj.
Në vitin 2019, sulmet vdekjeprurëse në Sri Lanka të dielën e Pashkëve vranë më shumë se 250 persona dhe lanë më shumë se 500 të plagosur.
Si pjesë e reagimit të koordinuar, BE-ja dhe Shtetet Anëtare të BE-së bashkuan forcat për ta krijuar një Desk Ndihme të BE-së në aeroportin Colombo. Desku i Ndihmës asistoi qytetarët e BE-së me një sërë çështjesh, si dokumente udhëtimi ose udhëzime për fluturimet e kthimit.
Kampionati Evropian i Futbollit UEFA (Euro 2020) u organizua nga 11 shtete të ndryshme, nga të cilat tre (Azerbajxhani, Rusia dhe Britania e Madhe) ishin jashtë BE-së dhe në një kohë kur kufizimet për COVID-19 ende ishin në fuqi.
Aty ku kërkohej, Delegacionet e BE-së u angazhuan me autoritetet lokale në emër të shteteve anëtare të BE-së për të marrë detaje mbi masat e COVID-19.
Kjo mundësoi informimin më të mirë të përkrahësve të BE-së që ndiqnin lojërat në Baku, Glasgow, Londër ose Shën Petersburg. Një angazhim i tillë shërbeu edhe për të ngritur shqetësime të mundshme konsullore, të tilla si kufizimet në shkallë të gjerë të lëvizshmërisë për tifozët e BE-së, duke parandaluar rastet kur mund të nevojitet asistenca konsullore.
Kufizimet e papritura të lëvizshmërisë pas shpërthimit të Pandemisë Covid-19 lanë më shumë se 600,000 qytetarë të BE-së të bllokuar jashtë shtetit në fillim të vitit 2020.
Në një ushtrim unik, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare të BE-së bashkuan forcat për ta organizuar riatdhesimin. EEAS kishte një rol kyç në këtë punë, duke i përkrahur Shtetet Anëtare në asistencën e tyre konsullore për qytetarët e BE-së përmes rrjetit të Korrespondentëve Konsullorë në Delegacionet e BE-së.
Për më shumë informata mbi ushtrimin e riatdhesimit, vizitoni këtë faqe.
Për ta parë çmimin për Administrimit të Mirë që iu dha EEAS dhe Komisionit për punën për t’i sjellë qytetarët e BE-së në shtëpi, shih këtu.
Çka mund të bëjnë qytetarët e BE-së për të ndihmuar?
Qytetarët e BE-së mund të ndërmarrin hapa të thjeshtë për ta bërë mbrojtjen konsullore më efektive:
- T’i ndjekin këshillat për udhëtime të lëshuara nga Ministria e Jashtme e Shtetit Anëtar të tyre.
- Të vizitojnë uebsajtin e Delegacionit të BE-së për informata mbi Praninë e shteteve anëtare të BE-së në vend.
- Të regjistrohen me ambasadën ose konsullatën e tyre dhe/ose përmes platformave të dedikuara për tëa sinjalizuar praninë tuaj jashtë vendit.
Vizat Shengen
Viza
Cilat janë kategoritë e vizës Shengen?
Viza për qëndrim të shkurtër (Tipi “C”). Kjo vizë lëshohet për një, dy ose disa vizita. Periudha e vlefshmërisë së saj ndryshon. Lejon qëndrime që nuk kalojnë tre muaj gjatë periudhës gjashtëmujore.
Vizë për tranzit në aeroport (Tipi “A”). Kjo vizë kërkohet për shtetasit e disa shteteve të treta që fluturojnë drejt një shteti tjetër të tretë, por që bëjnë ndalesë ose transferim në një aeroport të një shteti Shengen. Gjatë këtij transferimi ose ndalimi, personat në fjalë duhet të qëndrojnë në zonën e transitit ndërkombëtar të aeroportit pa hyrë në territorin e shtetit Shengen në fjalë.
Ku mund të aplikoj?
Nëse keni ndërmend të udhëtoni drejt një shteti Shengen, konsullata e atij shteti duhet të merret me aplikacionin tuaj.
Nëse keni ndërmend të udhëtoni në më shumë se një shtet Shengen, aplikacioni duhet të trajtohet nga Konsullata e destinacionit kryesor. Destinacioni kryesor kuptohet si destinacioni ku keni ndërmend të kaloni kohën më të gjatë ose ku realizohet qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj.
Shembuj praktik:
Nëse dëshironi të udhëtoni nëpër shtetet e Shengenit për tre javë, duke kaluar dy javë në Gjermani dhe një në Francë, duhet të aplikoni për vizë Shengen në konsullatën gjermane.
Nëse nuk mund ta definoni një “destinacion kryesor” të udhëtimit tuaj, duhet të aplikoni për vizë në Ambasadën/Konsullatën e shtetit Shengen në të cilën do të hyni së pari gjatë udhëtimit tuaj.
Shtetet e mëposhtme të Shengenit mbledhin aplikacione dhe lëshojnë viza në Prishtinë:
Austria, Franca, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Lihtenshtajni (përmes Ambasadës së Zvicrës), Danimarka, Islanda dhe Lituania (përmes Ambasadës së Norvegjisë), Estonia (përmes Zyrës Italiane të Aplikimit për Viza), Finlanda, Suedia, Sllovakia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia (përmes Ambasadës së Sllovenisë), Norvegjia, Sllovenia dhe Zvicra.
Nëse shteti i destinacionit nuk është në listën e mësipërme, lutemi referojuni seksionit ‘Detajet e kontaktit të përfaqësuesve konsullorë të shteteve Shengen’.
Ku mund të udhëtoj me një vizë të lëshuar nga shtetet Shengen?
Vizat e qëndrimit të shkurtër të lëshuara nga shtetet e mëposhtme të Shengenit në pasaportat e Kosovës ju mundësojnë që të udhëtoni në të gjitha shtetet e Shengenit, përveç Spanjës, Sllovakisë dhe Greqisë:
Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Suedia dhe Zvicra.
Vizat e qëndrimit të shkurtër që lëshohen nga Spanja, Sllovakia dhe Greqia kufizohen në territorin e Spanjës, Sllovakisë dhe Greqisë, respektivisht.
Mund t'i referoheni shtetit Shengen të destinacionit (shih seksionin ‘Detajet e kontaktit të përfaqësuesve konsullorë të shteteve të Shengenit’) për më shumë informata rreth procesit të aplikimit për Vizë Shengen.
Sa zgjatë procedura e vendimmarrjes?
Në parim, vendimi duhet të merret brenda 15 ditëve kalendarike pasi aplikacioni të konsiderohet i pranueshëm. Në raste individuale, afati mund të zgjatet deri në maksimum 30 ditë kalendarike.
Mund t'i referoheni shtetit Shengen të destinacionit (shih seksionin ‘Detajet e kontaktit të përfaqësuesve konsullorë të shteteve të Shengenit’) për më shumë informata rreth procesit të lëshimit të vizës.
Si do të njoftohem për refuzimin e vizës?
Refuzimi i vizës si dhe arsyet mbi të cilat bazohet vendimi do të njoftohen. Keni të drejtë të ankoheni kundër vendimit negativ në përputhje me legjislacionin kombëtar të shtetit Shengen që e ka refuzuar kërkesën tuaj. Shteti Shengen në fjalë duhet t’ju tregojë për procedurat specifike për ankesë.
Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Zonës Shengen
Ambasada e Austrisë në Prishtinë Ahmet Krasniqi 22, Dragodan I, 10000 Prishtinë |
Belgjika Zyra Belge në Prishtinë: Shërbimet e imigracionit: Chaussée d'Anvers 59B Antwerpsesteenweg, B-1000 Brussels, |
Republika Çeke Ambasada e Republikës Çeke ndodhet në adresën e mëposhtme: |
Danimarka Konsullata e Danimarkës në Shkup: |
Estonia Ambasada e Estonisë në Sofje:
|
Finlanda Ambasada e Finlandës në Kosovë: Aplikacionet për vizë për Finlandë pranohen nga Zyra për aplikim për vizë në Prishtinë. |
Franca Ambasada e Francës në Prishtinë: |
Gjermania Ambasada e Gjermanisë në Kosovë: |
Greqia Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë: |
Hungaria Ambasada e Hungarisë në Kosovë: Zyra konsullore: |
Islanda Konsullata e Islandës në Sofje: |
Italia Ambasada e Italisë në Prishtinë: |
Letonia Ambasada e Letonisë në Lubjanë: |
Lituania Ambasada e Lituanisë në Sofje: |
Malta Ambasada e Maltës në Vjenë: |
Holanda Ambasada e Holandës në Prishtinë: |
Norvegjia Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë:
|
Polonia Ambasada e Polonisë në Prishtinë: Ambasada e Polonisë në Tiranë: |
Rumania Zyra Ndërlidhëse e Rumanisë në Kosovë:
|
Sllovakia Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë: |
Sllovenia Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë: |
Spanja Ambasada e Spanjës në Shkup: |
Suedia Ambasada e Suedisë në Prishtinë: Ambasada e Suedisë në Shkup: |
Zvicra Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: |
Programet studimore
Erasmus+
Populli i Kosovës mund të përfitojë nga skemat e shumta si pjesë e programit Erasmus+, i famshëm për promovimin e shkëmbimeve studentore ndërmjet vendeve evropiane.
Megjithatë, Erasmus+ nuk ka të bëjë vetëm me studentët, dhe synon në përgjithësi rritjen e shkathtësive dhe punësueshmërinë, duke përfshirë mësimnxënien tërëjetësore, nëpërmjet shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Erasmus+ është krijuar për t’i përkrahur vendet që duan ta përmbushin potencialin e kapitalit njerëzor dhe social të Evropës. Ka projekte që kanë të bëjnë me arsimin, trajnimin, punën me të rinjtë dhe, për herë të parë, sportin.
Më shumë informata mbi Erasmus+ mund të gjeni Uebsajtin e Zyrës Erasmus në Kosovë.