This isn't an official website of the European Union

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë punojnë së bashku për ta përfaqësuar Bashkimin Evropian nën autoritetin e Shefit të Zyrës/Përfaqësuesit Special të BE-së, Ambasadorit  Aivo Orav. 

Roli ynë

BE-ja ndihmon Kosovën në realizimin e agjendës së saj evropiane, duke përfshirë një prani të përforcuar në Kosovë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazohen në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në fuqi që nga viti 2016.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK) është pjesë e rrjetit të më shumë se 130 delegacioneve të BE-së në mbarë botën dhe roli i tyre është kryesisht që të prezantojnë, shpjegojnë dhe zbatojnë politikat e BE-së; dhe të analizojnë dhe raportojnë mbi politikat dhe zhvillimet në partnerët tek të cilët janë të akredituar. Zyra e BE-së luan një rol kyç në zbatimin e asistencës së konsiderueshme financiare të BE-së për Kosovën.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) jep këshilla dhe përkrahje Qeverisë së Kosovës në procesin politik; siguron koordinimin e përgjithshëm për prezencat e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Kosovë.

Struktura jonë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë:

Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë ka këta sektorë

  • Politik dhe Koordinimi i politikave

  •  Komunitetet, Trashëgimia Fetare dhe Kulturore dhe Veriu

  • Sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe çështjet ligjore

  • Seksioni i Financës dhe Administratës

  • Siguria

  • Seksioni i Komunikimit: [email protected] / Përgjegjës i Seksionit të Komunikimit/Zëdhënëse: Ioanna Lachana, [email protected], +38349784441