Rreth
Kush jemi ne
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë punojnë së bashku për ta përfaqësuar Bashkimin Evropian nën autoritetin e Shefit të Zyrës/Përfaqësuesit Special të BE-së, Ambasadorit Aivo Orav.
Roli ynë
BE-ja ndihmon Kosovën në realizimin e agjendës së saj evropiane, duke përfshirë një prani të përforcuar në Kosovë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazohen në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në fuqi që nga viti 2016.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK) është pjesë e rrjetit të më shumë se 130 delegacioneve të BE-së në mbarë botën dhe roli i tyre është kryesisht që të prezantojnë, shpjegojnë dhe zbatojnë politikat e BE-së; dhe të analizojnë dhe raportojnë mbi politikat dhe zhvillimet në partnerët tek të cilët janë të akredituar. Zyra e BE-së luan një rol kyç në zbatimin e asistencës së konsiderueshme financiare të BE-së për Kosovën.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) jep këshilla dhe përkrahje Qeverisë së Kosovës në procesin politik; siguron koordinimin e përgjithshëm për prezencat e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Kosovë.
Struktura jonë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë:
- Zyra e Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Speciale i BE: [email protected]
- Seksioni i Integrimit Evropian, Politik, Informativ dhe Shtypit: [email protected]
- Seksioni për Sundim të Ligjit dhe Këshilla për Çështjet Ligjore: [email protected]
- Seksioni i Bashkëpunimit: [email protected]
- Seksioni i Financave, Kontratave dhe Auditimit: [email protected]
- Seksioni i Administratës: [email protected]
- Zyrtari Rajonal i Sigurimit
- KONTAKTET PËR SHTYP: [email protected]
Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë ka këta sektorë
-
Politik dhe Koordinimi i politikave
-
Komunitetet, Trashëgimia Fetare dhe Kulturore dhe Veriu
-
Sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe çështjet ligjore
-
Seksioni i Financës dhe Administratës
-
Siguria
-
Seksioni i Komunikimit: [email protected] / Përgjegjës i Seksionit të Komunikimit/Zëdhënëse: Ioanna Lachana, [email protected], +38349784441