This isn't an official website of the European Union

EU Election Misioni Përcjellës i Zgjedhjeve KOSOVË 2022 - Raporti Përfundimtar

Një mision përcjellës i BE-së për zgjedhjet (EFM) u vendos në Kosovë nga data 14 nëntor deri më 8 dhjetor 2022. Qëllimet kryesore të misionit ishin që të vlerësojë statusin e zbatimit të rekomandimeve të Misioneve të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve (EOM) si dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm për avancimin e procesit të reformës zgjedhore. Ky ishte misioni i parë i tillë i BE-së i vendosur ndonjëherë në Kosovë.