This isn't an official website of the European Union

Deklaratë preliminare

16.11.2021

Raund i dytë i menaxhuar mirë pas rinumërimeve të shumta dhe konkurrencës së fortë në një fushatë dinamike

Kjo deklaratë preliminare e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve (EU EOM) publikohet para se të përfundojë i tërë procesi zgjedhor. Mbeten pa u përfunduar fazat kritike, përfshirë tabelimin e rezultateve dhe shqyrtimin e ankesave. EU EOM tani është në pozitë të komentojë vetëm për vëzhgimet e bëra deri më sot, dhe më vonë do të publikojë raportin përfundimtar, që do të përfshijë analizën e plotë dhe rekomandimet për reformën zgjedhore. EU EOM po ashtu mund të jap deklarata të tjera për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet siç dhe kur e konsideron të përshtatshme.