Katër organizata të Ballkanit Perëndimor për verifikim të fakteve i bashkangjiten platformës së Facebookut kundër dezinformimit
Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, informacione mashtruese lidhur me shëndetin, mashtrimin e konsumatorit, krimit kibernetik dhe fushatat e synuara të dezinformimit kanë paraqitur disa rreziqe të mundshme për qytetarët, shëndetin e tyre dhe besimin e tyre tek autoritetet shëndetësore. Siç deklaroi Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Josep Borrell "pandemia e koronavirusit është shoqëruar nga një infodemi masive".
Kështu ndodhi edhe në Ballkanin Perëndimor, i cili iu nxorri shumë punë edhe verifikuesve fakteve nga rajoni në zbulimin e lajmeve e rreme, duke ekspozuar trendet e dezinformimit dhe duke kontribuar në edukimin mediatik në veçanti midis brezave të rinj.
Për shkak të ngjashmërisë së gjuhëve të rajonit, dezinformimi nuk ndalet në kufij dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë midis verifikuesve të fakteve nga rajoni. Ky bashkëpunim është intensifikuar gjatë krizës së COVID-19. Për shembull, anëtarët e rrjetit për verifikim të fakteve të Evropës Jug-Lindore SEE Check e përbërë nga disa organizata të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së për verifikimin e fakteve - rritën bashkëpunimin e tyre. Ata shkëmbyen njohuri dhe praktika në kulmin e krizës, duke dëshmuar rolin e tyre kryesor në ndërtimin e rezistencës ndaj dezinformimit në komunitetet lokale dhe në atë mënyrë forcimin e demokracisë.
Organizatat rajonale arritën standardet më të larta ndërkombëtare në verifikimin e fakteve. Ato u mbështetën në rrjetet ekzistuese rajonale për verifikim të fakteve, u lidhën me partnerë në BE dhe provuan të japin një kontribut shumë të vlefshëm në luftën kundër infodemisë. Një njohje e dukshme e punës së tyre është fakti që katër organizata nga rajoni - Raskrinkavanje.ba, Raskrinkavanje.me, Fondacioni Metamorfozis dhe Truthmeter dhe Istinomer – iu bashkangjitën programit për verifikim të fakteve të palës së tretë, pjesë e strategjisë së Facebook kundër dezinformimit.
Programi për verifikim të Fakteve në Facebook
Puna e katër organizatave të Ballkanit Perëndimor vazhdon brenda Facebook’s Fact-Checking Programme, e cila aktualisht përfshin 70 organizata të pavarura për verifikim të fakteve, që punojnë në më shumë se 50 gjuhë në të gjithë botën me qëllim fight the spread of false news në Facebook dhe Instagram. Të gjithë partnerët janë të certifikuar përmes Rrjetit Ndërkombëtar të pavarur për verifikim të Fakteve.
Kur verifikuesitt e fakteve e vlerësojnë një artikull si të rremë, Facebook (FB) e shfaq atë më poshtë në News Feed, duke ulur klikimet e ardhshme me mbi 80% mesatarisht. Në praktikë, FB zvogëlon linqet e vlerësuara si të rreme dhe ofron më shumë kontekst në mediat sociale. Kur verifikuesit e fakteve e vlerësojnë përmbajtjen si të rreme, FB zvogëlon shpërndarjen e saj në News Feed dhe udhëzon njerëzit që përpiqen ta ndajnë atë në kontekstin e mëtejshëm dhe informacionin e disponueshëm për këtë temë.
FB gjithashtu njofton njerëzit që e kanë shpërndarë më herët dhe tregon artikullin referues të verifikuesit të fakteve në Related Articles menjëherë nën historinë e rreme në News Feed. FB gjithashtu ndërmerr veprime kundër shkelësve të ligjit duke zvogëluar shpërndarjen e përgjithshme të Faqes ose uebfaqes në internet duke iu pamundësuar të fitojnë para ose të reklamojnë në FB.
Organizatat për verifikim të fakteve të Ballkanit Perëndimor të pranuara në Programin e Palës së Tretë të FB do të punojnë në bashkëpunim me Agence France-Presse (AFP).
Raskrinkavanje.ba – Bosnia and Herzegovina
Raskrinkavanje.me (Centre for Democratic Transition) – Montenegro
Metamorphosis Foundation and Truthmeter – North Macedonia
Istinomer (Centre for research transparency and accountability) – Serbia