Fillon Viti Evropian i Rinisë
Viti Evropian i Rinisë përfshin konferenca, iniciativa që promovojnë pjesëmarrjen e të rinjve në krijimin e politikave, fushatat për ngritjen e vetëdijes për një BE më inkluzive, të gjelbërt dhe digjitale, si dhe studimet dhe hulumtimet për situatat në të cilat të rinjtë mund të gjejnë veten.
Dita Evropian e Rinisë shkon bashkarisht me GjeneratëneArdhshme të BE, që rihap perspektivat për të rinjtë, duke përfshirë punët cilësore dhe mundësitë për arsim dhe trajnim për Evropën e të ardhmes, dhe mbështet pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri.
Viti i Rinisë do të kërkojë sinergjitë dhe komplementaritetin me programet tjera të BE që synojnë të rinjtë në të gjithë spektrin politik – nga programet për zhvillim rural të fokusuar në fermerët e rinj në programet për hulumtim dhe inovacion dhe nga kohezioni në veprimet për ndryshimin klimatik – duke përfshirë programet e BE me përfshirje ndërkombëtare apo të natyrës transnacionale.
Krahas, Erasmus+ dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit, me buxhet prej 28 miliard € dhe 1 miliard € respektivisht për periudhën vijuese financiare, Garanca për të rinjtë e BE dhe Iniciativa për punësimin e të rinjve krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë. Ndërsa, edhe në vitin 2020, do të fillojë një program i ri që quhet ALMA për të mbështetur mobilitetin profesional ndërkufitar për të rinjtë e disavantazhuar.
Strategjia e BE për të rinjtë 2019-2027 është korniza për bashkëpunimin e politikave për të rinjtë në BE. Ajo mbështet pjesëmarrjen e të rinjve në jetën demokratike dhe synon që të sigurojë që të gjithë të rinjtë të marrin pjesë në shoqëri. Dialogu i të rinjve në BE është mjeti qëndror në këto përpjekje.
Përfundimisht, Konferenca për të ardhmen e të rinjve ,që do të nxjerr përfundimet e saj në vitin 2022, siguron që të dëgjohen pikëpamjet dhe mendimet e të rinjve për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Programi i plotë i aktiviteteve dhe informatat e mëtutjeshme do të jenë në dispozicion në Portalin për të rinjtë. Fushëveprimi i aktiviteteve do të mbulojë çështjet të cilat ndikojnë më së shumti te të rinjtë, duke ndjekur prioritetet e nënvizuara në Synimet për të rinjtë (vegëza është e jashtme), siç është cilësia dhe inkluzioni, qëndrueshmëria, shëndeti mendor dhe mirëqënia, dhe punësimi cilësorë. Ata gjithashtu do të përfshijnë të rinjtë përtej BE.
Evropa kërkon vizion, angazhim dhe pjesëmarrjen e të gjithë të rinjve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, që është më e gjelbërt, më inkluzive dhe digjitale. Me këtë propozim, Evropa përpiqet që t’u jap të rinjve më shumë mundësi dhe mundësi më të mira për të adhmen.