This isn't an official website of the European Union

Shënimi i Ditës Europiane Kundër Trafikimit me shfaqje teatrale që rrit ndërgjegjësimin për martesat e detyruara të të miturve dhe për nevojën për t'i parandaluar ato

Çdo ditë, rreth 39,000 vajza anembanë botës i martojnë para se të arrijnë moshën madhore  dhe më shumë se një e treta e tyre janë nën moshën 15 vjeç. Kjo, për fat të keq, është ende e pranishme edhe në Maqedoninë e Veriut. Një projekt i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Europës po merret me këtë çështje. Përfshirë përmes një shfaqjeje teatrale dhe shfaqjeje radiofonike që përshkruan gjallërisht situatën e viktimave dhe i bën thirrje publikut të njohë dhe të  denoncojë martesat e detyruara të të miturve që është një shkelje serioze e të drejtave të njeriut.

 

Detyrimi i të miturve - vajzave, por edhe djemve - për t'u martuar, kryesisht në këmbim të parave ose për shlyerjen e borxheve të prindërve të tyre që më vonë mund të kthehen në punë dhe shfrytëzim seksual, mund të duket për shumicën prej nesh pjesë e së shkuarës së zbehtë dhe të largët. Megjithatë, ajo është e pranishme edhe sot e kësaj dite përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që është e vështirë të përcaktohen përmasat aktuale të problemit, të dhënat zyrtare tregojnë se nga 16 viktimat e identifikuara të trafikimit të fëmijëve në vend në pesë vitet e fundit, 11 janë trafikuar për martesë të detyruar.

Më 18 tetor - Ditën Europiane Kundër Trafikimit, në skenën e Qendrës së Kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep, anëtarët e seksionit të dramës në shkollën e mesme “Gjorçe Petrov” portretizuan realitetin shqetësues të viktimave të martesave të detyruara.  Duke treguar traumën e tyre, por edhe rrugëdaljen në të cilën ne të gjithë kemi një rol për të luajtur.

Shfaqja teatrale e titulluar "Rrethi vicioz" (Ndrysho mendjen dhe qëndro jashtë) është prodhuar në kuadër të projektit të Bashkimit Europian/Këshillit të Europës për forcimin e veprimit kundër trafikimit në vend. Që nga viti 2009, Maqedonia e Veriut është pjesë e Konventës së Këshillit të Europës për Veprim kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, duke u angazhuar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në përgjithësi dhe martesat e detyruara të fëmijëve në veçanti.

Shfaqjes teatrale i parapriu një shfaqje radiofonike, gjithashtu e prodhuar nga Radio Pela, me qëllim që të ndërgjegjësohet publiku për këtë çështje dhe të na ndihmojë të gjithëve të zbulojmë dhe denoncojmë këtë lloj krimi. Për të arritur tek një audiencë më e gjerë, përveç faqes së internetit të Radio Pelës, një kod QR që çon në Shfaqjen teatrale radiofonike është i disponueshëm edhe në faqet e internetit të disa stacioneve të tjera të radiove kombëtare dhe lokale. Për të dëgjuar shfaqjen teatrale radiofonike, skanoni këtë kod QR.

 

QR code