This isn't an official website of the European Union

Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor - 6 miliardë euro grante dhe kredi për të sjellë ekonomitë e rajonit më afër BE-së

 

Sjellja e disa prej përfitimeve të anëtarësimit në BE në rajon përpara anëtarësimit, nxitja e rritjes ekonomike dhe përshpejtimi i konvergjencës shumë të nevojshme socio-ekonomike – këto janë qëllimet e Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Europian e miratoi Planin në nëntor të vitit 2023 ndërsa Parlamenti Europian dhe Këshilli e aprovuan në prill respektivisht në maj të vitit 2024.

 

Qëllimi është që në thelb t'u mundësohet partnerëve në rajon që të përshpejtojnë reformat dhe investimet për të zmadhuar shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre.

Ky Plan parasheh deri më 2 miliardë euro në formë të granteve dhe 4 miliardë në formë të kreditëve për 6 partnerët nga Ballkani Perendimor deri më vitin 2027. Ato do të janë në dispozicion vetëm pas përmbushjes së reformave të dakorduara.

Plani bazohet në katër shtylla kryesore:

1. Rritja e integrimit ekonomik me tregun e vetëm të BE-së, me kusht që Ballkani Perëndimor të përafrohet me rregullat e tregut të vetëm dhe hapja e fushave përkatëse për të gjithë fqinjët e tyre në të njëjtën kohë, në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal. Fushat kryesore janë lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zona e vetme e pagesave në euro, transporti, energjia dhe tregu i vetëm dixhital;

2. Nxitja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, të cilat potencialisht mund të shtojnë 10% në ekonomitë e tyre;

3. Përshpejtimi i reformave themelore, mbështetja e rajonit drejt anëtarësimit në BE, përmirësimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal;

4. Rritja e ndihmës financiare për të mbështetur reformat themelore – instrumenti prej 6 miliardë eurosh përbëhet nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi koncesionare, me pagesë të kushtëzuar nga përmbushja e reformave specifike nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Plani i Rritjes bazohet në Planin Ekonomik dhe Investues prej 30 miliardë eurosh, i nisur me sukses në vitin 2020.

Pas publikimit të Rregullativës mbi Planin në Gazetën Zyrtare të BE-së, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të paraqesin axhendat e tyre individuale të reformave duke paraqitur reformat socio-ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin për të nxitur rritjen dhe konvergjencën sipas Planit të Rritjes gjatë periudhës 2024-2027.

Konvergjenca ekonomike është një element thelbësor në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Aktualisht, BPV-ja mesatare për kokë banori i rajonit qëndron ndërmjet 30% dhe 50% të mesatares së BE-së.

Integrimi me tregun e vetëm të BE-së ka qenë shtytësi kryesor i rritjes ekonomike për të gjitha vendet që iu bashkuan BE-së – ndikimi pozitiv në BPV-në e një vendi dhe nivelet e të ardhurave që rrjedhin nga integrimi me tregun e vetëm të BE-së është demonstruar qartë në të kaluarën.

Në janar të vitit 2024, liderët e Ballkanit Perëndimor u takuan në Shkup - në konkluzione të përbashkëta joint conclusions, ata riafirmuan angazhimin e tyre për të kapur mundësitë e ofruara nga Plani i Rritjes.