Kultura, zhvillimi i të rinjve dhe një e ardhme më e gjelbër në fokus të Muajit të Europës 2024
Në një mbrëmje me aromë pranvere, në platonë e Universitetit (në prag të ditës së patronatit Shën Kirili dhe Metodi), muzikantë të rinj interpretuan disa nga hitet më të mëdha maqedonase të rock –ut dhe pop-it nga e kaluara. Duke sjellë muzikë - dhe të tjera - kujtime (kundër një sfondi të imazheve të ahengjeve në Shkup nga vitet 1960 deri në vitet 1980) duke u dhënë atyre një kthesë bashkëkohore - për kënaqësinë e rreth 3,500 spektatorëve - nga gjenerata të ndryshme. E gjithë kjo e mbikëqyrur dhe e prezantuar nga drejtuesi legjendar i radios dhe Di Xhej Dragan B. Kostiq. Mes stendave lokale të ushqimeve dhe pijeve kishte stenda që shisnin libra të përkthyera në maqedonisht falë programit "Europa krijuese" dhe një dyqan vinyl pop-up.
Koncerti ishte ngjarja kryesore publike e organizuar nga Delegacioni i BE-së, përmes rrjetit të Europe House me rastin e Ditës së Europës. Ai u mbajt në fund të një muaji plot aktivitete që festonin BE-në në të gjithë diversitetin e saj, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve dhe Axhendës së Gjelbër.
Zyrat e Europe House jashtë Shkupit (në Kriva Pallankë, Strumicë, Manastir, Veles – dhe ato të sapohapura në Strugë dhe Tetovë) ofruan programe të pasura kulturore dhe arsimore për vendasit, përfshirë qytetet fqinje. Pati shumë koncerte,krijimi i muraleve në hapësira publike të frymëzuara nga Marrëveshja e Gjelbër, ekspozita dhe seminare mbi biodiversitetin. Në Veles u bë një degustim i verërave nga Maqedonia e Veriut dhe disa shtete anëtare të BE-së, duke ilustruar se si ekonomia dhe kultura mund të funksionjnë së bashku në shumë vende.
Pritja tradicionale me rastin e Ditës së Europës u mbajt më 14 maj, këtë herë në një vend krejtësisht tjetër. Laboratorium, një shtypshkronjë e dikurshme e gazetës më të vjetër në Maqedoninë e Veriut, e kthyer sot në një qendër krijuese, zuri vendin e dytë në konkursin New Bauhaus 2024 të Komisionit Europian.
Vendi ishte zbukuruar me simbole të revolucionit të gjelbër dhe i mbushur me të ftuar nga të gjitha sferat e jetës, veçanërisht brezi i ri. Siç e përshkroi Ambasadori i BE-së, David Geer, "Laboratoriumi bashkon të kaluarën dhe të ardhmen, kreativitetin dhe inovacionin dhe mbi të gjitha të rinjtë".