This isn't an official website of the European Union

YCS Raundi XIII: Paralajmërim i shpalljes së konkursit - 24 Tetor 2022

26.10.2022

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, paralajmërojnë hapjen e radhës të konkursit për Raundin XIII, të aplikimit për Young Cell Scheme, programi i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze.

 

Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil (detajet dhe rregullat e mëtejshme do të publikohen në Ftesën për Aplikim) në fushat e mëposhtme:

  • Juridik (përfshirë ligjin e BE-së)
  • Administratë Publike dhe Qeverisje e Mirë (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)
  • Ekonomi, Financa, Menaxhment (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)
  • Energji, Mjedis dhe Ndryshimet Klimatike, Transport
  • Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia (përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë)
  • Sektorë tjerë sipas kërkesës së Administratës Publike të Kosovës

 

Ky është vetëm para-lajmërim për të informuar aplikantët potencial për hapjen e ardhshme të ftesës për aplikim. Aplikimi ende nuk është hapur. Për më shumë informata https://ycskosovo.eu