This isn't an official website of the European Union

Thirrje për shprehje të interesit për Ekspertë Vendorë Afatmesëm

04.04.2022

Projekti EUKUJUST ka identifikuar nevojën për tre Ekspertë Vendorë Afatmesëm si vijon:

  • Lot 1: Ekspert Vendor Afatmesëm 1 Ekspert i legjislacionit
  • Lot 2: Ekspert Vendor Afatmesëm 4 Ekspert për TIK
  • Lot 3: Ekspert Vendor Afatmesëm 5 për TIK në Gjykatore

Tenderi është i ndarë në tre Lote. Ftohen kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar që të dorëzojnë Shprehjen e Interesit të tyre për t’u përfshirë në procedurën e interesit nëse konsiderohet e përshtatshme. Numri i Loteve me të cilën mund të shpërblehet një ofertues është vetëm një.

 

Historiku i projektit

Objektiva e përgjithshme e Grantit të BE -së: Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: EUKOJUST), i cili zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), është reformimi i sistemit të drejtësisë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Objektivat specifike të projektit janë:

  • Forcimi i kapaciteteve dhe koordinimi ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë në përputhje me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjinë që po zhvillohet
  • Forcimi i pavarësisë, paanësisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit
  • Konsolidimi i mëtejmë dhe bashkërendimi i kornizës ligjore dhe institucionale me legjislacionin, standardet dhe praktikat evropiane si dhe përmirësimi i zbatimit të ligjeve
  • Përmirësimi i qasjes në drejtësi, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorshme ose të margjinalizuara

 

Procedura e tenderimit

Kandidatët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e tenderit inkurajohen të dorëzojnë letrën e tyre të interesit deri më 6 prill 2022 në gjuhën angleze me e-mail në [email protected].
E-maili duhet t'i referohet numrit të Lotit dhe titullit të detyrës duke dërguar një letër motivimi dhe një CV të shkurtër (maksimumi 2 faqe për të dyja). Referencat duhet të jenë të disponueshme sipas kërkesës.
Për t’u konsideruar të përshtatshëm kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat minimale të përmendura më poshtë.
Kandidatët që konsiderohen më të përshtatshëm do të ftohen të dorëzojnë ofertën e tyre të plotë, të përbërë nga CV, mundësisht në formatin EuropeAid dhe një koncept të shkurtër për shërbimin e ofruar në një dokument (PDF). Kandidatët do të marrin pjesë në një intervistë online për të paraqitur ofertat e tyre. Përzgjedhja përfundimtare do të bazohet në kualifikimet e kërkuara dhe në intervistë. Kriteret e vlerësimit do të përcaktohen në detaje në ftesën për tender.
Detyrat do të duhet të miratohen zyrtarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, me kusht që të mos ketë asnjë kundërshtim nga përfituesit përkatës.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni në adresën [email protected].

 

Kërkesat për kualifikim

Për të marrë pjesë në procedurën e përzgjedhjes, në datën e dërgimit të aplikacionit, të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme të pranueshmërisë:

  • Nuk jeni dënuar penalisht dhe nuk keni ndonjë masë që ndërlidhet me masat parandaluese, vendimet civile dhe masat administrative të regjistruara në evidencën penale apo ndonjë krim që pengon kontraktimin tuaj me Administratën Publike;
  • Nuk jeni nën ndonjë procedurë penale;
  • Nuk keni konflikt interesi, si financiar, ekonomik apo personal, i cili mund të perceptohet si komprometues të paanësisë dhe pavarësisë së tij apo saj të drejtpërdrejtë apo të tërthortë dhe që mund të rezultojë në një shtrembërim të konkurrencës
  • Nuk jeni nëpunës civilë kosovarë.

Për më shumë informata, klikoni linkun e mëposhtëm: