This isn't an official website of the European Union

Thirrje për Aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIII Programi i BE-së për bursa post-diplomike

05.12.2022

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIII të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 2 dhjetor 2022 deri të martën, 27 dhjetor 2022.  Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, administratë publike, menaxhim i resurseve humane, ekonomik, financa, menaxhment, energji, mjedis dhe ndryshime klimatike, transport, shkenca të aplikuara dhe shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org) në përputhje me sektorët në vijim:

 

Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:

  • Juridik (përfshirë ligjin e BE-së) deri në 11 bursa në dispozicion
  • Administratë Publike dhe Qeverisje e Mirë (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore) deri në 8 bursa në dispozicion
  • Ekonomi, Financa, Menaxhment (përfshirë Menaxhimin e Shëndetit Publik) deri në 11 bursa në dispozicion
  • Energji, Mjedis dhe Ndryshime Klimatike, Transport, deri në 11 bursa në dispozicion
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci (përfshirë Mbrojtjen dhe Sigurinë), deri në 4 bursa në dispozicion

Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:

  • Banorë të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e vendbanimit të dyja kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet letërnjoftimi). 
  • Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve 
  • Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe. 
  • Janë lindur më 1 janar 1988 apo më vonë

Bursat do të mbulojnë shpenzimet, si në vijm:

  • Shpenzimet e aplikimit dhe të shkollimit
  • Shpenzimet e jetesës
  • Shpenzimet e vizës & sigurimin shëndetësor
  • Nje bilete e udhëtimit kthyese
  • Trajnimi përgatitor i gjuhës angleze për- dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS (në rast se studimet do të bëhen në një gjuhë tjetër të BE-së, testet e tjera të kërkuara të gjuhës gjithashtu mund të rimbursohen)

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:

  • Të jenë në dispozicion për t'iu nënshtruar trajnimit/praktikës nga shkurti 2023 e tutje dhe për të lëvizur jashtë vendit nga gushti 2023 deri në përfundimin e përfundimit të parashikuar të studimeve.
  • Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikant për së paku 4 muaj para nisjes (përveç shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë)
  • Ndjekin Programin e Trajnimit të gjuhës në kuadër të YCS (ku është e nevojshme) 
  • Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike 
  • Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale), pas kthimit.

Përzgjedhja do të zhvillohet në tri  faza dhe përfshinë:

  • Para-përzgjedhja bazuar në kriteret administrative dhe të përzgjedhshmërisë
  • Testet me shkrim (i njohurisë së gjuhës angleze, njohuri të përgjithshme të BE-së dhe vlerësimi verbal & numerik)
  • Intervistë nga paneli i akademikëve evropianë. Përfaqësuesit e ZBE dhe të QK do të marrin pjesë në panel si vëzhgues

E gjithë procedura e përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Rregulloren (MAP) Nr. 01/2019 për Përfituesit e Skemave të Bursave.

Përfaqësuesit e komunitetit jo shumicë të ndryshme fuqimisht inkurajohen të aplikojnë. Formularët e aplikimit, Rregullat e Procedurës dhe të gjitha dokumentet tjera përcjellëse do të dërgohen përmes email-it tek të gjithë kandidatët e interesuar, pas regjistrimit në web faqen vijuese https://ycskosovo.org deri të martën me 27 dhjetor 2022.

Rregullat e Procedurës së bursave YCS Raundi XIII, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe procedurave përkatëse duhet të lexohen dhe të kuptohen përpara dorëzimit të aplikacionit. Rregullat e Procedurës së YCS Raundit XIII janë në dispozicion në https://ycskosovo.org 

Aplikuesit duhet të kompletojnë në gjuhën angleze Formularin e Aplikimit YCS RXIII, CV-në formatin Europass dhe duhet të bashkangjesin në Aplikacion Letrën Motivuese të nënshkruar dhe me datë (duke shpjeguar se pse ata dëshirojnë të marrin pjesë në Skemë) dhe të përgatisin një Deklaratë ku dëshmojnë se të gjitha dokumentet e dorëzuara janë të sakta. Të gjithë aplikantët në Aplikacionet e tyre po ashtu duhet të përfshijnë kopjet e diplomave apo titujve të fituar dhe origjinalin (ose kopjet e çertifikuara të) transkripteve dhe kopjen e pasaportës së vlefshme/letërnjoftimin lëshuar nga autoritetet e Kosovës ose dëshmitë tjera të lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë. 

Në rastin e kandidatëve të cilët janë në përfundim të studimeve, ata me aplikacion duhet të bashkangjesin kopjen origjinale të përditësuar (ose të çertifikuar) të transkriptit të notave me provime dhe një deklaratë të përgatitur nga vetë kandidati në lidhje me datën e pritur të diplomimit. 

Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS RXIII dhe në CV –në e formatit Europass një email adresë të VLEFSHME dhe numër të telefonit. Të gjitha komunikimet me kandidatët do të bëhet vetëm përmes e-mailit.  Formati i CV-së Europass, formulari i aplikimit YCS RXII dhe Rregullat e Procedurës së YCS RXIII do të dërgohen përmes email-it duke u regjistruar në webfaqen zyrtare të YCS dhe duke plotësuar formularin e aplikimit.

Vini re: Aplikacionet e pakompletuara (mungesa e CV-së, e formularit të aplikimit dhe letrës së motivimit), aplikacionet të cilat nuk janë në gjuhën angleze dhe aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në e formatit Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen automatikisht nga procedura e përzgjedhjes!

 

Afati i fundit për aplikim: E martë, 27 dhjetor 2022, ora 18:00

Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të këtij afati nuk do të merren parasysh në çfarëdo rrethane. 

APLIKACIONET DUHET TË DORËZOHEN ONLINE në dosje të kompresuar (të gjitha dokumentet në formatin PDF në një dosje Zip), përmes këtij linku: 

https://ycskosovo.org/index.php/en/apply 

ose në rast vështirësishë teknike aplikacionet mund të dorëzohen edhe në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme:

Young Cell Scheme – Aplikacion i Raundit XIII, Rr. Behije Dashi, Nr.14, kati 6, Aktash, Prishtinë 10000

Kosovë, Tel. +38349444357

Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtëpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.

Kandidatët që nuk kontaktohen deri të premten, me 30 dhjetor 2022  nuk kanë arritur të kalojnë fazën e parapërzgjedhjes dhe që nuk kanë hyrë në listën e ngushtë për të marrë pjesë në provim me shkrim.

Për më shumë informata mund të konsultoni https://ycskosovo.org ose shkruani në [email protected]

 

.

 “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV” është një projekt i bursave, i bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbim Publik, Francë.