This isn't an official website of the European Union

Profili Gjinor i Kosovës

26.11.2024

Profili Gjinor i Kosovës ofron një analizë të thellë të pabarazive gjinore ekzistuese në Kosovë. Fillon me situatën politike, atë ligjore dhe të të drejtave të njeriut, duke vazhduar përqendrimin thellësisht në Temat e PVGj III-shit (Plani i Veprimit për Barazi Gjinore III i Bashkimit Evropian), duke përfshirë: “Eliminimin e çdo forme të dhunës me bazë gjinore,” “Promovimin e të drejtave në shëndetin riprodhues dhe seksual,” “Promovimin e të drejtave ekonomike dhe sociale dhe fuqizimin e vajzave dhe grave,” “Promovimin e pjesëmarrjes dhe udhëheqjes së barabartë,” “Integrimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë,” si dhe “Adresimin e sfidave dhe shqyrtimin e mundësive të ofruara nga tranzicioni i gjelbër dhe transformimi digjital.” Për konsolidimin e këtij profili gjinor është përdorur një qasje e kombinuar metodash, përfshirë ato kualitative dhe sasiore të kërkimit, rishikimin e literaturës, analizën e politikave gjinore dhe analizën e statistikave ekzistuese sasiore. Janë përdorur gjithashtu edhe statistikat e publikuara së fundmi, dhe në rastet kur ato ishin të padisponueshme, të dhënat janë ndarë me hulumtuesit drejtpërdrejt nga institucionet përkatëse. Si metodë, janë përdorur edhe grupet e fokusit, të cilat janë organizuar për të marrë të dhëna kualitative për çështje për të cilat statistikat ose analizat më të përditësuara nuk ishin të disponueshme.