Plani i Zbatimit në Nivel Vendi për Kosovën - Plani i Veprimit Gjinor III – 2021-2025
Plani i Veprimit Gjinor III (PVGJ III) është i përkushtuar ndaj promovimit të barazisë gjinore dhe përshpejtimit të progresit në fuqizimin e grave dhe vajzave. Zyra e BE-së në Kosovë, shtetet e saj anëtare, përfaqësuesit në Kosovë, së bashku me palët e tjera të interesit dhe OSHC-të, janë të angazhuar në mënyrë aktive në promovimin e PVGJ III përmes Planit të Zbatimit në Nivel Vendi (PZNV) për Kosovën
Plani i Zbatimit në Nivel Vendi fokusohet në fushat e mëposhtme:- Liria nga të gjitha format e dhunës në baza gjinore,- Promovimi i shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese,- Promovimi i të drejtave ekonomike, sociale, fuqizimi i vajzave dhe grave,- Promovimi i pjesëmarrjes dhe udhëheqësisë së barabartë,- Integrimi i agjendës së grave, paqes dhe sigurisë,- Tranzicioni i Gjelbër dhe Digjitalizimi.
Për të mësuar më shumë rreth fushave tematike të PVGJ III dhe objektivave të përzgjedhura për Kosovën, ju lutemi shikoni Planin e Zbatimit në Nivel Vendi.