Komisioni Evropian publikon sot Raportin për Kosovën 2024
Më 30 tetor 2024, Komisioni Evropian do të publikojë Paketën e Zgjerimit të BE-së për vitin 2024, përfshirë raportet individuale. Ftohen mediat të përcjellin ngjarjet e mëposhtme për Paketën e Zgjerimit dhe Raportin e Kosovës 2024.
E mërkurë, 30 tetor 2024
15:00 Konferencë për media nga Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresident i Komisionit Evropian i ngarkuar për një Evropë më të fuqishme në botë, dhe Olivér Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, mbi Paketën e Zgjerimit 2024. Transmetimi i drejtpërdrejtë në linkun në vijim:
https://audiovisual.ec.europa.eu/en/ebs/1/20241030
17:30 Konferencë e përbashkët për media e ambasadorit të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në ndërtesën e Qeverisë.