This isn't an official website of the European Union

Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe festivali më i madh i filmit në Kosovë DokuFest, ka nisur edicionin e 21-të me shfaqjen e filmit “Zjarri i dashurisë”, të regjisores amerikane Sara Dosa.

250 filmat e përzgjedhur nga e gjithë bota që do të shfaqen në Prizren, së bashku me punëtoritë e shumta, master-klasa, diskutime dhe aktivitete të tjera, ku do të trajtohet tema e mbijetesës. Ndryshimet klimatike dhe mbijetesa fizike e njerëzve që po vuajnë luftën në Ukrainë, janë disa nga temat.

https://www.youtube.com/watch?v=-QlrQkucGpc

Ambassador Dokufest

 

Kino Lumbardhi, i themeluar në vitin 1952, në ditët e sotme është një nga pikat referuese të trashëgimisë së pasur kulturore të qytetit. Lumbardhi është një nga kinematë e shumta në qytetin e Prizrenit, e cila po i shërben DokuFest-it për shfaqje filmash, ekspozita dhe aktivitete të tjera. Me ndihmën e BE-së kinemaja po rivitalizohet.

Së fundmi ajo shënoi 70 vjetorin e saj dhe festoi fitimin e çmimit “Trashëgimia Evropiane/Europa Nostra” për ruajtjen e Kino Lumbardhit. I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i BE-së Tomas Szunyog i cili tha se Bashkimi Evropian do të mbështesë restaurimin e kinemasë dhe rrugës Marlin Barleti në Prizren me 2 milionë euro.

Dokufest

 

Tema e mbijetesës në një mjedis të ndotur gjithnjë e më të madh u diskutua me shfaqjen e filmit dokumentar “Helm në ajër, helm në ujë”, prodhuar nga BIRN dhe pjesë e “Evropianizimit të Agjendës Mjedisore të Kosovës”.

Eksperti i BE-së për Energjinë, Flamur Junuzi, gjatë diskutimit foli për rreziqet me të cilat ballafaqohet Kosova nga ndotja e mjedisit dhe urgjencën për të vepruar tani, duke përmendur përkushtimin e BE-së për agjendën e gjelbër si zgjidhjen e vetme për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.

DokuFest do të vazhdojë me aktivitetet e tij deri më 13 gusht dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian në Kosovë.