Peter Ainsworth
Ferdinando Buatier de Mongeot
Theo Jacobs
Martin Kessen
John W. Vaudreuil
Z. Peter Ainsworth është Këshilltar i Lartë kundër Korrupsionit për Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Nga viti 1997 deri në vitin 2011, z. Ainsworth ka qenë Zëvendës Shef i Seksionit të Integritetit Publik i Departamentit të Drejtësisë, seksioni kryesor procedues i qeverisë për hetimet kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, ligjet zgjedhore dhe shkeljet që kanë të bëjnë me konfliktet e interesit. Z. Ainsworth ka një eksperiencë të gjerë si këshilltar ndërkombëtar mbi çështjet e masave kundër korrupsionit dhe ka qenë i deleguari i Departamentit të Drejtësisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit. Z. Ainsworth është diplomuar në Universitetin e Çikagos dhe në Universitetin Xhorxhtaun për drejtësi dhe ka ushtruar profesionin ligjor që prej vitit 1985.
Z. Ferdinando Buatier de Mongeot është aktualisht gjykatës penal për hetimet paraprake në Gjykatën e Komos në Itali. Z. Buatier de Mongeot ka qenë anëtar i gjyqësorit të vendit të tij që prej vitit 1999, ku ka shërbyer në poste të ndryshme si gjyqtar, më së fundmi në gjykatat e Aostës dhe Komos. Z. Buatier de Mongeot është gjithashtu i kualifikuar si avokat. Z. Buatier de Mongeot ka qenë i përfshirë në një numër aktivitetesh ndërkombëtare dhe nisma bashkëpunimi në vendet e treta, përfshirë kontributin në nismat e BE-së si gjyqtar ndërkombëtar në gjykatat e rrethit për EULEX Kosovë dhe si Këshilltar i Binjakëzimit në kuadrin e një Projekti CARDS të BE-së që synonte luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Zyrën e Prokurorit të Shtetit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Z. Buatier de Mongeot është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Gjenovës.
Z. Theo Jacobs sapo ka përfunduar detyrën si Drejtor i Zyrës Qendrore për Kapjen dhe Konfiskimin në Bruksel, Belgjikë. Z. Jacobs ka qenë anëtar i gjyqësorit të vendit të tij që prej vitit 1982, ku ka punuar në role të ndryshme, përfshirë si Prokuror në Gjykatën e Rrethit në Leuven, Zëvendës Drejtor i Kabinetit të Ministrit belg të Drejtësisë dhe Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit në Bruksel. Ai ka qenë i përfshirë në një numër aktivitetesh ndërkombëtare dhe nisma bashkëpunimi në vendet e treta, përfshirë kontributin në nismat e BE-së si Shef i Seksionit të Shtetit Ligjor në misionin EUPOLCOPPS në territoret e pushtuara palestineze, Kryeprokuror në Misionin EULEX në Kosovë dhe Anëtar i Ekipit të Drejtësisë të Ekipit Planifikues Evropian për Kosovën. Z. Jacobs ka një master në drejtësi nga Universiteti Free i Brukselit.
Dr. Martin Kessen është aktualisht Anëtar i Senatit të 8-të në Gjykatën e Lartë në Këln, Gjermani dhe Shef Departamenti në Gjykatën e Lartë të Këlnit për arsimin ligjor. Ai ka qenë anëtar i gjyqësorit të vendit të tij që prej vitit 1998, ku ka mbajtur disa pozicione, përfshirë shërbimin si: Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit të Këlnit; Asistent Gjyqtar në Gjykatën Federale Gjermane; Anëtar i Senatit të 6-të, Gjyqtar dhe Zëdhënës i Medias në Gjykatën e Lartë të Këlnit; dhe Asistent Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese Gjermane. Dr. Kessen ka një doktoraturë në drejtësi nga Universiteti i Këlnit, si dhe një doktoraturë (LLM) nga Universiteti i Teksasit në Austin.
Z. John W. Vaudreuil është Prokuror i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Perëndimor të Uiskonsinit. Ai ka shërbyer si prokuror federal që prej vitit 1980. Gjatë kësaj karriere, z. Vaudreuil ka trajtuar mijëra çështje penale, përfshirë korrupsionin publik. Në gusht 2010, ai u emërua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara si Kryeprokuror Federal në distriktin e tij. Z. Vaudreuil ka marrë gradën doktor në jurisprudencë nga Universiteti i Uiskonsinit, ku edhe ka dhënë mësim. Që prej vitit 2001, z. Vaudreuil ka udhëtuar shumë si lektor ndërkombëtar për çështjet e shtetit ligjor.