This isn't an official website of the European Union

Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërinë dhe Malit të Zi në Zonën Unike të Pagesave në Euro

Sot Mali i Zi dhe Shqipëria bënë një hap përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian,  duke u bërë vendet e para të zgjerimit që do t'i bashkohen hapësirës gjeografike të Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA) pas marrjes së dritës jeshile nga Këshilli Evropian i Pagesave (EPC). Ky është një shembull praktik i ndikimit të Planit të Rritjes, një nismë e BE-së për të përshpejtuar integrimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë përmes qasjes progresive në zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së, bazuar në përafrimin me acquis communautaire të BE-së.

Si rezultat i vendimit të Këshillit Evropian të Pagesave, ofruesit e shërbimeve të pagesave të këtyre dy vendeve do të kenë mundësi të aderojnë në skemat e ndryshme të SEPA-s, pasi institucionet tregtare individuale të aderojnë në skemë si pjesë e një procesi të veçantë të menaxhuar nga EPC-ja.

Kjo hap çel udhën për lehtësimin e transfertave financiare në euro dhe uljen e kostos së këtyre transaksioneve midis dy vendeve dhe anëtarëve të tjerë të SEPA-s. Komisioni Evropian, nëpërmjet një projekti të financuar në kuadër të instrumentit IPA dhe të zbatuar nga Banka Botërore, do të vazhdojë të mbështesë përgatitjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë t'i bashkohen fushës gjeografike të SEPA-s në të ardhmen e afërt.

Të dhëna

Këshilli Evropian i Pagesave (EPC) është një shoqatë ndërkombëtare e pavarur dhe jofitimprurëse, e përbërë nga 81 anëtarë që janë ofrues të shërbimeve të pagesave (PSP) apo shoqata të PSP-ve. EPC u krijua në vitin 2002 nga industria bankare evropiane për zhvillimin e instrumente evropiane për pagesat elektronike në euro. Sot në SEPA marrin pjesë rreth 4.000 banka dhe ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave.

Që atëherë, në dialog të ngushtë me komunitetin e palëve të interesuara, EPC ka ngritur, ndër të tjera, "skema", të tilla si SEPA Credit Transfer, SEPA Instant Credit Transfer, SEPA Direct Debit (SDD), Core dhe skemat SDD të pagesave biznes-biznes. Këto skema, të cilat lehtësojnë çdo vit mbi 50 miliardë transaksione në 36 vende, përditësohen dhe përmirësohen rregullisht nga EPC-ja për të ndihmuar realizimin e pagesave ndërkufitare me euro.

Për më shumë informacion

Skedë informative mbi Planin e Rritjes