This isn't an official website of the European Union

8 mënyra se si BE-ja po e mbështet Shqipërinë për të formuar të ardhmen e arsimit

Nga shkollat dhe bursat tek inovacioni dhe gjithëpërfshirja, BE-ja po hap dyert për studentët, mësuesit dhe profesionistët e rinj. Nëpërmjet programeve gjithëpërfshirëse që përmbajnë rindërtimin e objekteve, pajisje më të mira, metoda të larmishme, mundësi ndërkombëtare dhe trajnime për gjenerata dhe grupe të ndryshme sociale, projektet e financuara nga BE-ja kanë kontribuar për përmirësimin e cilësisë së arsimit në aspekte të ndryshme dhe promovimin e ndërtimit të paqes, shkëmbimit dhe dialogut ndërkulturor.

Më shumë se 2.500 studentë dhe staf akademik kanë studiuar në universitetet evropiane përmes Erasmus+në vitin 2023, dhe më shumë se 10.000 në vitet e mëparshme, duke rritur aftësitë dhe punësueshmërinë e të rinjve ndërsa nxiten mundësitë e barabarta.

Gjashtëdhjetë e tre shkolla janë rindërtuar sipas standardeve të BE-së pas tërmetit me projektin EU4Schoolsnë 11 bashki, duke përmirësuar procesin mësimor dhe kushtet për 24.529 fëmijë, nxënës dhe mësues.

Duke theksuar parimin për të mos lënë pas asnjë fëmijë dhe për ta bërë arsimin më të aksesueshëm, projekti BE për mësimdhënien gjithëpërfshirëseka ofruar zhvillim profesional për 15.000 mësues për t'iu përshtatur nevojave të ndryshme të nxënësve, ka ngritur 550 kabinete shërbimi psiko-sociale në shkolla, si dhe ka transformuar shkollat speciale për nxënësit me dëmtime të dëgjimit dhe shikimit.

Ndërsa programet e financuara nga BE-ja synojnë ta bëjnë arsimin modern dhe të gatshëm për të ardhmen, projekti Horizon Europeka hapur Qendrën e parë Komunitare të Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë, duke krijuar mundësi për novatorët vendas në të gjithë sektorët.

Me nxitjen e kapacitetit të shkollave për të zhvilluar projekte cilësore përmes krijimit të hapësirave mësimore moderne dhe inovative, më shumë se 300 nxënës, 88 mësues dhe 43 shkolla kanë marrë pjesë në shkëmbimet e Programit super shkollatnë Ballkanin Perëndimor gjatë tre viteve të fundit, duke mbështetur ndërtimin e paqes dhe pajtimin.

Ndërkohë, vitin e kaluar, 500 shqiptarë të moshës 15-29 vjeç aplikuan për arsim, punë dhe trajnim pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, e cila në kuadër të programit BE për rininë, rrit kapacitetin dhe efektivitetin e sistemeve të AFP-së për prodhimin e një fuqie punëtore të kualifikuar.

Bashkimi Evropian ka një angazhim të fortë ndaj gjithëpërfshirjes, duke punuar për të ofruar mundësi për të gjithë qytetarët. Nëpërmjet projektit Inclusive EduJobs”, ne synojmë të përmirësojmë regjistrimin në shkollë, pjesëmarrjen dhe arritjet akademike përmes arsimit të përzier, bursave dhe programeve të të mësuarit digjital, duke krijuar bursa të bazuara në stimuj që nxisin performancën akademike dhe mbajtjen e studentëve romë dhe egjiptianë.

Duke forcuar punësimin gjithëpërfshirës dhe modelet e zhvillimit të aftësive për grupet vulnerabël në 19 bashki në të gjithë Shqipërinë, “Projekti i BE-së  për përfshirjen në tregun e punësi ndihmon grupet vulnerabël, gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në programe trajnimi fleksibël të përshtatura për nevojat e tregut të punës, duke krijuar mundësi më të mira pune për të gjithë.