Udhëtim & Studim
Udhëtim & Studim
BE-ja ka hartuar një numër programesh për të nxitur lëvizshmërinë e studentëve, mësuesve dhe studiuesve, si dhe shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira.
VIZA
Më 25 shtator 2014, Sistemi Informativ i Vizave (VIS) për vizat afatshkurtra Schengen filloi të funksionojë në të gjitha konsullatat e shteteve Schengen të pranishme në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë*, Malin e Zi dhe Serbi), si dhe Turqi. Kjo është pjesë e vendosjes graduale botërore të VIS (që nisi në tetor 2011) duke çuar në lidhjen e të gjitha konsullatave të shteteve Schengen në gjithë botën. Paraqitja globale është planifikuar të përfundojë në verën e vitit 2015.
Meqenëse VIS lidhet ekskluzivisht me vizat Schengen për qëndrim të shkurtër, qytetarët shqiptarë që kanë pasaportë biometrike nuk do të preken. Sidoqoftë, banorët në Shqipëri të cilët - për shkak të kombësisë së tyre – përfshihen në kërkesën për vizë Schengen do t'i nënshtrohen procedurës VIS.
Mbrojtje konsullore për qytetarët e BE-së
Nëse jeni shtetas i BE-së në Shqipëri dhe keni nevojë për mbrojtje konsullore, duhet të kontaktoni ambasadën apo konsullatën e vendit tuaj në Shqipëri. Nëse vendi juaj nuk ka një ambasadë apo konsullatë në Shqipëri, si qytetar i BE-së, ju keni të drejtë të kontaktoni ambasadën apo konsullatën e çdo vendi tjetër të BE-së në Shqipëri. Më poshtë mund të gjeni një listë të të gjitha ambasadave dhe konsullatave të BE-së në Shqipëri.
Situatat në të cilat mund të merrni mbrojtje konsullore si qytetar i BE-së përfshijnë: keni humbur pasaportën apo kartën tuaj të identitetit ose ju është vjedhur, keni pësuar një aksident apo jeni sëmurë rëndë, jeni viktimë e një krimi, jeni arrestuar apo ndaluar, një anëtar i familjes ka vdekur në Shqipëri, keni nevojë për riatdhesim në rast emergjence, siç është një fatkeqësi natyrore. Më shumë informacion mbi mbrojtjen konsullore të BE-së mund të gjeni këtu.
Ambasadat e BE-së
Ju lutemi kontaktoni zyrën përkatëse konsullore për vendin e BE-së ku dëshironi të udhëtoni
Ambasada Austriake Rruga “Xibrakëve” 4, Tiranë Tel: 00355 4 227 4855 / 00355 4 227 4856 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 69 202 3051 |
Ambasada Bullgare Rruga “Skënderbej” 12, Tiranë Tel: 00355 4 223 3155 / 00355 4 223 2906 |
Ambasada Kroate Rruga “Gjeneral Nikolla” 10, Tiranë Tel: 00355 4 225 6948 / 00355 4 231 1110 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 68 202 5826 |
Ambasada Çeke Rruga “Skënderbej” 10, Tiranë Tel: 00355 4 223 4004 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 68 409 0111 |
Ambasada Franceze Rruga “Skënderbej” 14, Tiranë Tel: 00355 4 238 9700 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 68 904 2895 |
Ambasada Gjermane Rruga “Skënderbej” 8, Tiranë Tel: 00355 4 227 4505 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00 355 68 202 9109 |
Ambasada Greke Rruga “Skënderbej” 88, Tiranë Tel: 00355 4 2274 669 / 00355 4 2274 668 |
Konsullata e Përgjithshme “Sheshi i Çerçizit”, Gjirokastër Tel: 00355 84 263 804 / 00355 84 262 010 |
Konsullata e Përgjithshme Greke Korçë Bulevardi “Republika” 18, Korçë Tel: 00355 82 252 889 |
Ambasada Hungareze “Rruga e Xibrakëve” 47, Tiranë Tel: 00355 4 223 2238 / 00355 4 223 4903 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 68 204 1672 |
Ambasada Italiane Rruga “Papa Gjon Pali II” 2, Tiranë Tel: 00355 4 227 5900 Linja e emergjencës (vetëm për qytetarë të BE-së): 00 355 4 227 4900 |
Konsullata e Përgjithshme Italiane Vlorë Lagja “10 Korriku”, Rruga “Murat Tërbaçi”, Vlorë Tel: 00355 33 225 705 / Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): |
Ambasada Holandeze Rruga “Asim Zeneli” 10, Tiranë Tel: 00355 4 224 0828 |
Ambasada Polake “Rruga Durrësit” 123, Tiranë Tel: 00355 4 451 0020 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 69 402 2011 |
Ambasada Rumune Rruga “Pandeli Evangjeli” 15, Tiranë Tel: 00355 4 230 3134 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 69 403 6352 |
Ambasada Sllovake Rruga “Skënderbej” 8, Tiranë Tel: 00355 4 227 4917 |
Ambasada Sllovene Kulla EGT, P. 11/1, Rruga “Abdyl Frashëri”, Tiranë Tel: 00355 4 227 4858 Linja e emergjencës jashtë orarit zyrtar (vetëm për qytetarë të BE-së): 00355 69 408 1999
|
Ambasada Spanjolle Rruga “Skënderbej” 43, Tiranë Tel: 00355 4 227 4961 |
Ambasada Suedeze Rruga “Pjetër Budi” 56, Tiranë Tel: 00355 4 238 0650 |
Programe studimi
Erasmus+ është programi i Bashkimit Evropian për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin. Midis vitit 2014 dhe 2020, do t’u ofrojë katër milionë njerëzve mundësi për të studiuar, për t’u trajnuar dhe për të fituar përvojë jashtë vendit.
Erasmus+ zëvendëson një numër programesh të vjetra, përfshirë një program ndërkombëtar shkëmbimi të quajtur “Erasmus Mundus”.
Shihni seksionin e “Burimeve” të portalit në internet Erasmus+ për informacion në lidhje me mbështetjen gjuhësore, dokumentet për aplikantët dhe menaxhimin e propozimeve.