RRETH NESH
Rreth nesh
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mbështet vendin në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Delegacioni menaxhon programet e Asistencës së BE -së dhe informon publikun shqiptar, vendimmarrësit dhe formuesit e opinionit për procesin e integrimit, institucionet e BE -së dhe politikat e tij.
Çfarë trajtojmë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë është një mision diplomatik i përhershëm. Delegacioni u krijua në vitin 1993, kur Komisioni Evropian vendosi të zgjerojë Zyrën e tij me të Dërguar Special, në një Delegacion të plotë i cili reflektonte zhvillimet demokratike pozitive që ndodhën në atë kohë.
Detyrat kryesore të Delegacionit janë si më poshtë:
- Lehtësimi i zhvillimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, në kuadrin e procesit të Stabilizim Asociimit, e cila është strategjia që ndihmon Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE;
- Menaxhimi i programeve të asistencës së BE-së;
- Shpërndarja e informacionit mbi BE-në, informimi i publikut të gjerë shqiptar, vendimarrësit dhe opinion-bërësit lidhur me procesin e integrimit, institucionet e BE-së dhe politikat e saj.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, që prej dhjetorit 2023, është Z. Silvio Gonzato.
Zyra jonë
Zyra e Delegacionit
Zyra e Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Informacionit
Zyra e Seksionit të Kontratave dhe Financës
Zyra e Bashkëpunimit
Zyra e Operacioneve Seksioni 1
Zyra e Operacioneve Seksioni 2
Zyra e Administratës
Asistente e zyrës së Delegacionit