This isn't an official website of the European Union

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mbështet vendin në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Delegacioni menaxhon programet e Asistencës së BE -së dhe informon publikun shqiptar, vendimmarrësit dhe formuesit e opinionit për procesin e integrimit, institucionet e BE -së dhe politikat e tij.

Çfarë trajtojmë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë është një mision diplomatik i përhershëm. Delegacioni u krijua në vitin 1993, kur Komisioni Evropian vendosi të zgjerojë Zyrën e tij me të Dërguar Special, në një Delegacion të plotë i cili reflektonte zhvillimet demokratike pozitive që ndodhën në atë kohë.

Detyrat kryesore të Delegacionit janë si më poshtë:

  • Lehtësimi i zhvillimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, në kuadrin e procesit të Stabilizim Asociimit, e cila është strategjia që ndihmon Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE;
  • Menaxhimi i programeve të asistencës së BE-së;
  • Shpërndarja e informacionit mbi BE-në, informimi i publikut të gjerë shqiptar, vendimarrësit dhe opinion-bërësit lidhur me procesin e integrimit, institucionet e BE-së dhe politikat e saj.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, që prej dhjetorit 2023, është Z. Silvio Gonzato.

Zyra jonë

Zyra e Delegacionit

Zyra e Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Informacionit

Zyra e Seksionit të Kontratave dhe Financës

Zyra e Bashkëpunimit

Zyra e Operacioneve Seksioni 1

Zyra e Operacioneve Seksioni 2

Zyra e Administratës

Asistente e zyrës së Delegacionit