This isn't an official website of the European Union

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Ajo punon ngushtë me BE-në për të përmbushur reformat që do të forcojnë lidhjet e saj politike dhe ekonomike me BE-në.

Marrëdhëniet politike

Shqipëria është vend kandidat pas Mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian të qershorit 2014 në Bruksel.

Dhënia e statusit kandidat ishte rezultat i përpjekjeve të Shqipërisë për reforma gjatë viteve të fundit dhe pranimit nga ana e BE-së e përpjekjeve të bëra dhe progresit të arritur në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë. Vendimi gjithashtu inkurajon Shqipërinë për të vazhduar me reformat ekzistuese dhe për të nisur reforma të reja të nevojshme për ta përgatitur Shqipërinë për nisjen më vonë të negociatave të anëtarësimit.

Një dialog politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm do të mbetet thelbësor për të konsoliduar dhe vazhduar reformat. Statusi i vendit kandidat nuk nënkupton se BE-ja do të fillojë automatikisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, të cilat janë një hap vijues dhe i veçantë në procesin e integrimit në BE, për të cilat kërkohet më shumë progres në pesë prioritete kyçe.

Megjithatë, statusi i vendit kandidat i ngre marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së në një nivel më të lartë: Shqipëria tani do të marrë ftesa në mbledhjet e Këshillit të BE-së që janë të hapura për vendet kandidate. Qasja e saj në agjencitë e BE-së dhe bashkëpunimi me to do të jenë më të lehta — për shembull pjesëmarrja në Agjencinë për të Drejtat Themelore si vëzhguese. Mund të krijohen gjithashtu komitete të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve si edhe Komitetit Ekonomik dhe Social.

Rruga e ardhshme

Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shqipërinë për të mbështetur reformat e saj dhe për ta përgatitur për hapin e radhës në procesin e integrimit, konkretisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Hapja e negociatave varet nga reformat e mëtejshme konkrete dhe të qëndrueshme në Shqipëri; kërkohet gjithashtu miratimi nga të gjitha vendet e BE-së.

Marrëdhëniet ekonomike

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit u nënshkrua me Shqipërinë në qershor 2006 dhe hyri në fuqi në prill 2009. Ajo zëvendëson Marrëveshjen e Përkohshme mbi Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar, e cila hyri në fuqi në dhjetor 2006. Nga këndvështrimi ekonomik, statusi i Shqipërisë si vend kandidat i BE-së (2014) do të inkurajojë investimet e huaja dhe, si rezultat, do të sjellë krijim të vendeve të punës.

Si vend kandidat, Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga fondet e BE-së sipas Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), për të kryer reforma gjithëpërfshirëse dhe investime strategjike, si dhe do të përfitojë nga pjesëmarrja në programet e BE-së.

Të drejtat e njeriut

Të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti ligjor janë vlerat kyçe të Bashkimit Evropian. Duke parë perspektivën evropiane të vendit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e pakicave luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë. Roli i Delegacionit të BE-së në Shqipëri është të vazhdojë të promovojë të drejtat themelore dhe të mbështesë mbrojtësit e tyre. Në këtë aspekt, Delegacioni i BE-së ka tre misione kryesore:

Të monitorojë situatën e të drejtave të njeriut

Delegacioni i BE-së grumbullon, verifikon dhe ndan informacione që identifikojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që merren me të drejtat e njeriut. Ai mban një dialog aktiv me autoritetet shqiptare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe bashkëpunon me organizata të tjera përkatëse ndërkombëtare, në veçanti me OKB-në, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës, në promovimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare.

Mban një dialog të përhershëm me mbrojtësit e të drejtave të njeriut

Delegacioni i BE-së konsultohet me mbrojtësit e të drejtave dhe i përfshin ata në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut. Ai i informon dhe i asiston mbi burimet financiare të disponueshme dhe mjetet për të aplikuar për to. Delegacioni i BE-së fokusohet në kuptimin e nevojave të tyre për të ndihmuar në formulimin e mbështetjes financiare të BE-së, si dhe thekson nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm mes mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Delegacioni i BE-së u ofron mbështetjen e vet politike aktiviteteve dhe nismave përkatëse nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, Delegacioni i BE-së mbështet punën e institucioneve kombëtare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Delegacioni inkurajon autoritetet shqiptare të garantojnë një klimë të favorshme për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të përfshijnë më tej organizatat e shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes.

Ofron mbështetje për organizatat e shoqërisë civile

Delegacioni i BE-së ofron njohje dhe mbështetje për aktorët e shoqërisë civile që punojnë në mënyrë aktive për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Shqipëri, duke përfshirë mundësitë dhe aktivitetet për ndërgjegjësimin e publikut. Në këtë aspekt, Delegacioni i BE-së ofron mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile me një numër instrumentesh. Informacionet rreth mundësive për financim në fushën e të drejtave të njeriut dhe të forcimit të shoqërisë civile publikohen rregullisht në uebsajtin e Delegacionit të BE-së.

[email protected]

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Composition of the IMO Management Board

For the EU, the Board comprises currently three representatives mandated by European Commission in addition to the Chair; these members are the Head of Unit responsible for Albania at the Directorate General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR), the Head of the Rule of Law Section in the Operation Section at the EU Delegation in Tirana, and also the Head of Unit, Interinstitutional and International relations, Directorate General for Justice and Consumers (DG JUST).

 For the US Government, the Board currently includes two representatives; these are the Deputy Chief of Mission at the US Embassy in Tirana as representative of the US Department of State; and a member of the Overseas Prosecutorial Development Assistance and Training Office (OPDAT) in Tirana as representative of the US Department of Justice.

Additional representatives from the EU Delegation and the US Embassy in Albania may participate in discussions of the IMO Management Board when relevant, as non-permanent members, notably when the meetings take place in Albania. Participation of other relevant non-permanent members in the meetings of the IMO Management Board (i.e. relevant experts, IMO international observers or other members from the IMO monitoring teams, representatives from line services at the European Commission, etc.) is foreseen on an ad hoc basis.

The European Commission (DG NEAR) ensures the IMO Board permanent secretariat, a responsibility that is assigned to the Desk Office for justice issues in the unit dealing with Albania.